EMRAT/ Ndezën zjarr për rigjenerim kullotash dhe dogjën disa hektarë, 2 të arrestuar në Himarë

by editor

Dy persona janë arrestuar në Himarë për zjarrvënie. Këta dy persona ndezën zjarr në një sipërfaqe pyjore të marrë me qira për të shtuar rigjenerimin e kullotës për bagëti.

Advertisements

Por zjarri u doli nga duart dhe u dogjën gjithsej disa hektarë pyje. Dy persona e arrestuar janë Aleks Leka dhe Eduard Memi.

Advertisements

Njoftimi i Policisë:

Kudhës, Himarë Ndezën zjarr në një sipërfaqe pyjore të marrë me qira, me qëllim rigjenerimin e kullotës, dhe si pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Kudhës, falë reagimit të shpejtë nga Policia, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e zjarrvënies. Procedohet penalisht për shpërdorim detyre, një inspektor i pyjeve në bashkinë e Himarës. Gjithashtu u procedua penalisht edhe një shtetas tjetër (bari i zonës), për moskallzim krimi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur “Bathishtë”, në territorin e fshatit Kudhës, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në sipërfaqe të mëdha pyjore, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Advertisements

Falë veprimeve të shpejta e profesionale, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të zjarrvënies (blegtorë nga fshati Kudhës, të cilët kishin marrë me qira një sipërfaqje pyjore për kullotë.) Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 44 vjeç, banues në Kudhës, Himarë, dhe nipin e tij, shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Himarë. Këta shtetas, me qëllim rigjenerinim e kullotës, i kanë vënë zjarrin sipërfaqjes pyjore që ia kishin marrë me qira Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në bashkinë Himarë. Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore.

You may also like