Reperi italian publikon foton e Jorit: Sytë zemra!

by editor

Reperi italian ka ndarë ditën e sotme një foto të Jori Dellit, duke konfirmuar edhe me figurë lidhjen e tyre. Modelja me origjinë shqiptare, shihet teksa është në gjumë në makinë, e kjo foto është shoqëruar me disa zemra nga ana e Fred.

Advertisements

Mesa duket çifti ka nisur pushimet së bashku.

Advertisements

Kujtojmë se Federico Palana, i njohur me emrin e artit Fred de Palma, ishte ai që publikoi pak ditë më parë një foto me modelen shqiptare, e cila dukej me shpinë.

Reperi e ka shoqëruar postimin me shenjën e infinitit, ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet me emrin e Jorit.

Kujtojmë që më herët Jori u përfol për një romancë me Noizyn. Jori ishte modele në një nga klipet e reperit dhe kaq mjaftoi që ata të aludoheshin për një romancë.

Mirëpo vetë Delli në disa intervista ka treguar se nuk kishte asgjë më shumë se miqësi dhe punë.

You may also like