Çau barrierat dhe “fluturoi” drejt digës së Liqenit, policia identifikon “Schumacher-in” 26-vjeçar (VIDEO)

by editor

Një aksident i frikshëm, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ndodhi mëngjesin e sotëm te “Liqeni Artificial” i Tiranës.Një “BMW X6”, çau barrierat anësore dhe përfundoi duke u përplasur me murin anësor te pista e këmbësorëve.Shoferi së bashku me targat ishte zhdukur.https://youtube.com/shorts/Xu2hXpwb0fA
Policia bën me dije se ka identifikuar “Schumacher-in” shqiptar që u përfshi në aksident.

Advertisements

Bëhet fjalë për një djalë të moshës së 26 vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit, i cili ka qenë me shpejtësi të lartë dhe dyshohet se ka qenë duke lëvizur nga “Rruga e Kosovarëve” dhe ka përfunduar në digën e liqenit.

Advertisements

Nuk dihet ende sa persona kanë qenë në automjet dhe se kujt i përket mjeti, por identifikimi do bëhet përmes numrit të shasisë.
Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike.

Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore./

Advertisements

You may also like