Për hir të bukurisë, Jennifer Aniston ka provuar një trajtim me sp*rmë salmoni

by editor

Jennifer Aniston do të “provojë një herë thuajse gjithçka”. Në intervistën e saj për “WSJ Magazine” ajo ka ndarë këndvështrimin e saj për plakjen dhe ka rrëfyer se ka përdorur spermë peshku në fytyrë.

Advertisements

“Në fillim thashë ‘e ke seriozisht? Si e merr spermën e salmonit?’”, thotë Aniston. Ajo guxoi dhe e provoi trajtimin, por shprehet se nuk është e sigurt nëse ka funksionuar vërtet.

Advertisements

Në fakt, nuk ka mjaftueshëm studime shkencore që të provojnë se sperma përmban mjaftueshëm proteina prej të cilave lëkura mund të përfitojë nëse aplikohet.

Megjithatë, aktorja i beson injeksioneve me peptide. Këtë terapi ajo e aplikon çdo javë dhe konsiston në injektimin e amino acideve në gjak për të rritur prodhimin e kolagjenit. “Mendoj se është e ardhmja”, shprehet Aniston.

Advertisements

Jennifer është ndër yjet që ka folur haptazi për trajtimet kozmetike duke çmitizuar sekretet e bukurisë hollivudiane./tvklan.a

You may also like