E paralizuar prej 18 vitesh, inteligjenca artificiale i rikthen ‘të folurën’

by editor

Një grua e paralizuar ka mundur të flasë sërish pasi inteligjenca artificiale përkthen sinjalet e trurit të saj në një avatar që ka edhe shprehi fytyre.

Advertisements

Ann, 48 vjeç, pësoi një trombozë në tru në moshën 30-vjeçare që e la të paralizuar.

Advertisements

Shkencëtarët vendosën në sipërfaqen e trurit të saj një drejtkëndësh të hollë sa një fije letre ku ndodhen 253 elektroda, pikërisht në zonën që merret me funksionin e të folurit.

Elektrodat përgjojnë sinjalet ‘folëse’ të trurit, të cilat futen në një bankë kompjuterësh nëpërmjet një kablloje që lidhet me një portë të fiksuar në kokën e saj. Kompjuterët i deshifrojnë sinjalet dhe i kthejnë në tekst me një shpejtësi prej 80 fjalësh në minutë.

Advertisements

Për ta bërë zërin e saj sa më të vërtetë, u përdor një regjistrim audio i dasmës së saj i cili pasi mbivendoset tek avatari krijon shprehi fytyre si lumturi, trishtim dhe habi.

Ekipi i Universitetit të Kalifornisë në San Francisko shprehet se kjo është hera e parë që e folura dhe shprehjet e fytyrës janë përftuar nga sinjalet e trurit.

Ann dhe ekipi kanë punuar për javë të tëra që të trajnonin algoritmin e sistemit të inteligjencës artificiale për të njohur sinjalet e trurit të saj.

Ajo duhej të përsëriste në heshtje fraza të ndryshme nga një fjalor me 1024 fjalë derisa kompjuteri të njihte aktivitetin e trurit që lidhej me tingujt. Kërkuesit e trajnuan sistemin që të deshifronte fjalët nga fonemat.

Me këtë qasje, kompjuterit iu deshën vetëm 39 fonema për të prodhuar çfarëdolloj fjale në anglisht. Kjo rriti saktësinë e sistemit dhe shpejtësinë e tij me 3 herë.

Ekipi ka nisur punën për një version ëireless që përdoruesi të mos jetë i lidhur pas kompjuterit./tvklan.al

You may also like