Tmerr në Sarandë/ Ashensori zë poshtë kamerierin 18-vjeçar, i riu vdes në vend

SARANDË-Një ngjarje mjaft e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek “Orange Club” në Sarandë. Një 18-vjeçar i cili punonte si kamerier në këtë klub ka gjetur vdekjen tragjike rreth orës 02:00 pas mesnate.

Advertisements

Raportohet se viktimën e ka kapur ashensori duke i këputur kokën, vdekje kjo e ndodhur në rrethana ende të paqarta, të pazbardhura për qytetarët nga organet kompetente.

Advertisements

Ambulanca dhe policia janë paraqitur në vendin ku ka ndodhur tragjedia.

Policia vendore informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .