Paradite kthjellime, pasdite priten vranësira/ Sa do të shkojnë temperaturat sot

by editor

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Advertisements

Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.

Advertisements

Po ashtu edhe gjatë natës vonë mbetemi në ndikimi e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 36°C.

Advertisements

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore, vranësirat do të jenë disi më të dukshme.

Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës.

Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 32 gradë C në qytetin e Gjakovës.

You may also like