Erëra të fuqishme dhe shira të dendur goditën ishujt Baleare, përfshirë Majorkën, dhe gjithashtu Katalonian në verilindje të Spanjës.
Advertisements
Nga stuhia u rrëzuan pemët, u shkaktuan përmbytje masive dhe dëme të shumta në Majorka. Shtrëngata i la drejtuesit e automjeteve të udhëtonin në kushte të rrezikshme.
Advertisements
Ishujt Baleare, Katalonja dhe Valencia u vunë nën alarmin portokalli, ndërsa një nivel rekord reshjesh u shënua në qytetin e Barcelonës.
Erëra të fuqishme dhe reshje të dendura u raportuan edhe në Italinë veriore, fillimisht në Lombardi ku stuhia e dhunshme shkuli pemët dhe çatitë, e më pas në Liguria. I ashtuquajturi cikloni Popea, që vjen nga Europa veriore, po avancon në Itali, duke fashitur gradualisht valën e të nxehtit që kishte përfshirë vendin.
Advertisements
Ndërkohë pritet që orët në vijim cikloni të vijë edhe në Shqipëri, ku do të ketë stuhi shiu dhe rënie temperaturash.