Michael Zanera, është punëtori që humbi jetën bashkë me katër kolegë të tjerë pasi u përplas nga treni në zonën e Torinos. Ata po punonin në linjën Torino-Milan, midis Chivasso dhe Brandizzo, kur u përplasën nga një tren që udhëtonte me 160 kilometra në orë.
Advertisements
Ndërkohë pak orë para vdekjes, Michael Zanera kishte postuar një video në TikTok me një koment ku pretendonte se është shenjë nga Zoti. Teksa po bënte punën e tij, i riu me profesion saldator ishte përballur me një simbol, konkretisht kryqin.
Advertisements
Këtë i ndjeri e kishte publikuar në rrjetet sociale, duke pretenduar se Zoti po kërkon t’i dërgojë atij një mesazh.
“Është hera e parë që më ndodh kjo, teksa po lidhja hekurudhën, doli një kryq. Zoti kërkon patjetër të më thotë diçka edhe pse kohët e fundit i lutem çdo ditë sepse nuk është momenti i mirë për mua”, ka shkruar punëtori.