Pushime romantike e sherre, si e mbyllën verën VIP-at! Mira Konçi dhe e bija pushime në Shqipëri, por shmangin Shpëtim Saraçin. Rozana Radi në formë perfekte me ndihmën e ndërhyrjeve

by editor

Mund ta quajmë të mbyllur sezonin zyrtar veror, ku edhe personazhet e njohur të ekranit gjejnë kohë të pushojnë. Fundi i gushtit i gjeti edhe njëherë buzë detit, ku na treguan ndoshta pozat e fundit me bikini, përpara se të nisin angazhimet e tyre.

Advertisements

Disa e mbyllën verën me sherre të mbartura, disa me dashuri të konfirmuara, e disa më në formë se kurrë. Le t’i hedhim një sy sesi ishte për ta fundjava e fundit në bregdet.

Advertisements

Mira Konçi dhe e bija për pushime në Shqipëri, zgjedhin mos të takojnë Shpëtim Saraçin

Mira Konçi së bashku me të bijën, Erën, kanë zgjedhur të pushojnë këtë verë në Shqipëri. Ka qenë Era ajo, e cila ka postuar disa foto nga pushimet në Jug të Shqipërisë, ku të dyja kanë shijuar kohën me njëra-tjetrën.

Advertisements

Por, teksa kemi shijuar pamjet e këtyre pushimeve, ajo që të gjithë po prisnin ishte nëse Era do të kishte një takim me të atin, Shpëtim Saraçin. Së fundmi, lajm për ndjekësit krijoi fakti që Shpëtim Saraçi nuk ndiqet me të bijën në rrjetet sociale, ndërkohë që me të birin janë “miq”. Pas ndarjes nga Mira, marrëdhënie të vështira kompozitori i njohur ka edhe me të bijën.

Ndonëse pas divorcit gjithçka dukej sikur po shkonte mirë, në një pikë të caktuar, Era ka larguar të atin nga “Instagram”-i i saj. Edhe pse është rikthyer, takimi me babain ka munguar për Erën, që ka zgjedhur ta shijojë verën pa u shqetësuar aspak për lajmet që qarkullojnë.

Ndarja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit, çiftit të njohur të muzikës së viteve ’90, bëri bujë të madhe mediatike. Kompozitori i njohur u shpërngul në Shqipëri, ndërsa Konçi vendosi të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë fëmijëve të tyre.

Almeda Abazi pushime me Tolgën dhe fëmijët

Moderatorja tregoi se ata patën një pëlqim të menjëhershëm ndaj njëri-tjetrit, teksa ishin njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët.

Aktorja ka publikuar fotot nga një “jet-ski”, ku shfaqet me bashkëshortin, Tolga dhe dy fëmijët e saj. Vetëm pak kohë më parë, ajo zbuloi fillesat e dashurisë me aktorin e famshëm turk.


Kishim të dy të njëjtin rreth shoqëror e papritur pëlqyem njeri-tjetrin. Ishte diçka reciproke. Ai është munduar shumë në fillim sepse unë kam pasur “murin” tim dhe nuk e kisha mendjen te dashuria e te lidhjet. Isha e fokusuar në karrierë, por me shumë mundime, Tolga ma prishi mendjen, u shpreh Almeda teksa ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

Rozana Radi në formë perfekte fizike, me ndihmën e ndërhyrjeve

Edhe për Rozana Radin kjo ka qenë një verë e gjatë dhe plot me kohë për të shijuar vendin. Por, ajo që na ra në sy këtë vit nga këngëtarja dhe moderatorja ishte pikërisht fiziku perfekt.

Për disa vite me rradhë, Rozana është shfaqur me disa probleme me kilet. Por, këto ditë tashmë duken të largëta dhe sot moderatorja konkurron edhe modelet 20 vjeçare me pamjen e saj.

Pa asnjë hezitim për të pozuar me bikini, Rozana ka etiketuar edhe kirurgen plastike që e ka ndihmuar të perfeksionojë format.

You may also like