Tetë persona janë arrestuar gjatë një aksioni anti-drogë të Policisë së Tiranës në zonën e “Kodrës së Diellit”.
Advertisements
Të arrestuarit, pjesë e një grupi, shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Advertisements
Në mesin e të arrestuarve janë edhe një çift bashkëshortësh. Klan News raporton se burri ishte drejtues i grupit. Gjatë periudhave të ndryshme kohore, policia ka sekuestruar lëndë narkotike që besohet se i përket këtij grupi.
Hetimet e Antidrogës së Tiranës kanë zgjatur për rreth 4 muaj. Gjatë finalizimit të aksionit, drejtuesit të grupit iu gjet në banesë 3 kg kanabis dhe doza kokaine.
Advertisements
Ky grup i shpërndarjes së lëndëve narkotike ka qenë prej kohësh shqetësim i banorëve të zonës së “Kodrës së Diellit”. /tvklan.al