Messi bën ‘të hajë bar’ blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League, tërbohen rrjetet sociale (video)

by editor

Messi i zakonshëm ndëshkon Ekuadorin (1-0 me një goditje dënimi spektakolare), duke i dhënë Argjentinës tri pikët në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Advertisements

Më shumë se 80.000 njerëz u mblodhën në stadium për të parë sfidën e parë zyrtare të kampionëve të botës pas triumfit në “Katar 2022”. Të pranishmit nuk kanë mbetur të zhgënjyer para spektaklit të argjentinasve, të cilët kanë goditur edhe një shtyllë dhe një traversë.

Advertisements

Por spektakli i vërtetë u ofrua nga Lionel Messi, kur në një moment të ndeshjes e dehu me disa driblime, madje e “palosi” përtokë mister 130 milionë eyroshin Moises Caicedo, i blerë për këtë shifër stratosferike nga Chelsea pak javë më parë nga Brighton.

Dhe qartazi, gjithçka nuk kaloi pa u vënë re, me rrjetet sociale që i bënë jehonë, së bashku me tifozët në stadium. Videoja u bë “virale” në pak kohë.

Advertisements

You may also like