Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Burrel, ku një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në çerdhe.
Advertisements
Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.
“Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.
Advertisements
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia