‘Kam komunikuar me nënën e saj e cila është shumë e shqetësuar’! Stresi mohon lidhjen me 18-vjeçaren/ Ja cila është në të vërtetë vajza e fotos?

Reth dy javë më parë, në rrjetet sociale qarkulloi një video, e cila u regjistrua aksidentalisht nga Stresi, duke zbuluar fytyrën e një vajze që e shoqëronte.

Advertisements

Ndërkohë që në media u diskutua se vajza në fjalë është e dashura e Stresit, reperi nuk reagoi aspak rreth këtyre thashethemeve, përkundrazi ai vijoi më tej duke i hedhur benzinë zjarrit.

Advertisements

Rreth dy ditë më parë, këngëtari publikoi një foto në “Instastory”, ku shihet i përqafuar me vajzën, teksa e puth.

“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, ka shkruar Stresi në foto, ku fytyrën e vajzës e ka mbuluar.

Pas publikimit të kësaj fotoje, në shtypin rozë u përfol se Stresi ishte në një lidhje dashurie me një 18-vjeçare por ditën e djeshme, i ftuar në programin “Ftesë në 5”, drejtuar nga Bieta Sulo, reperi ka mohuar çdo gjë.

“Në radhë të parë, publiku shqiptar është shumë gjykues sepse jemi në vitin 2023 kështu që edhe sikur nesër pasnesër, të lidhem me një vajzë 20-vjeçare, nuk duhet gjykuar sepse dashuria nuk ka moshë. Mirëpo unë kam një karakter, kam një familje me rregulla shumë të mëdha. Cdo femër të asaj moshe unë e shoh si diçka hyjnore dhe preferencat e mia janë 25-vjeç e sipër”.

“Nuk kam asgjë më këtë vajzë, madje kam komunikuar më nënën e saj, e cila është tepër e shqetësuar, duke më thënë se çfarë janë këto klipe por që unë u mundova ta qetësoja”, ka zbuluar më tej Stresi.

Duket se çdo gjë është një formë marketingu dhe se ajo çfarë Stresi ka shkruar sipër fotos së publikuar, është thjesht një pjesë e tekstit të këngës.

Në intervistën e tij, Stresi ka folur gjithashtu edhe për dëshirën për të krijuar një familje, ku është shprehur se dëshiron të ketë tre fëmijë dhe se do jetë një baba shembullor.

Reperi ka zbuluar gjithashtu se sa i përket muzikës po punon për albumin e tij të ri, i cili do përfshijë shumë bashkëpunime me këngëtarë të njohur shqiptarë por edhe italianë.

Stresi ka habitur gjithashtu të pranishmit në studio kur është shprehur se ai do bëjë muzikë edhe 3-4 vitet në vazhdim dhe më pas do shkëputet për t’ju dedikuar jetës familjare.