Një tunel rreth 30 metra i gjatë është zbuluar në Mal të Zi dhe kjo rrugë nëntokësore të çon në ambinentet e brendshme të Gjykatës së Lartë.
Advertisements
Sipas medias malazeze “Vijesti” tuneli është hapur nga mafia dhe ky rrugë u mundësoi atyre aksesin në Gjykatën e Lartë të Podgoricës.
Advertisements
Mësohet se nga hetimet e kryera, rezulton se pas tunelit qëndron grupi kriminal. Aty janë gjetur sende që i përkasin një anëtari të këtij grupi, Slobodan Kašćelan.
Advertisements
Një burim për “Vijesti” pohon se tuneli është hapur për maksimumi një muaj e gjysmë. Sipas këtyre informacioneve, pronarët e kanë dhënë me qira banesën në bodrumin e pallatit, përballë ndërtesës së gjykatës, në fund të muajit korrik. Aksioni me shumë gjasa është kryer në muajin gusht, ndërkohë që pjesa më e madhe e punonjësve në administratën shtetërore, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, ishin me pushime.
Sipas një prej bashkëbiseduesve të gazetës, qiramarrësit e banesës kanë përdorur dokumente false.