Nga Xhaçka, te Balluku e Flamur Noka, zbulohen emrat që janë shpallur “non grata” nga SHBA

by editor

Anëtari i PD Sidi Hasanaj ka deklaruar se në mesin e listës së re me 13 persona që janë shpallur non grata nga aletati strategjik i Shqipërisë, SHBA, janë eksponentë nga PD dhe PS.

Në një intervistë për “Report Tv”, ai tha se nga Rithemelimi non grata është shpallur Flamur Noka, kurse nga PS ndër të tjerë përmendi Belinda Ballukun dhe Olta Xhaçkën.

Advertisements

“Ashtu sikurse qarkullon prej kohësh në burime gazetareske është një listë me 13 persona, të cilët janë nëse më lejohet, nga Rithemelimi Flamur Noka, me sa kam informacion janë 2 pronarë mediash, njëri pronar medie kombëtare, një biznesmen nafte i cili ka thyer embargo me Rusinë duke bërë një mekanizëm që e merr nga India naftën ruse. Dhe ka dhe deputetë të tjerë eksponentë ku zoti Gashi e tha flitet për Ballukun dhe Damian Gjiknurin, me sa di unë është dhe Olta Xhaçka. Njeriu përgjegjës IPARD përveç që shkarkohet mund të shpallet dhe non grata. Pra është Frida Krifca”, tha Hasanaj.

You may also like