Ditën e sotme, Dafina Zeqiri është bërë sërish kryefjala e shtypit rozë dhe kësaj radhe për një arsye madhore. Ish-menaxheri i saj, Drin Zatriqi ka hedhur në gjyq këngëtaren për shkak të disa fyerje dhe shpifjeve publike që këngëtarja ka bërë kundrejt tij.
Advertisements
Zeqiri, rreth një vit më parë, ka bërë disa postime në profilin e saj në “Twitter”, përmes të cilave ka përdorur fjalë të rënda ndaj tij.
Advertisements
Në dokumentat e paraqitura në gjykatë, të cilat janë bërë publie nga “Prive”, thuhet se në 1 shtator të vitit 2022, Dafina ka bërë disa postimëe në “Twitter”, ku shkruan: “Drin Zatriqi mbylle atë gojë të fëlliqur. Ti je njeriu më i zi nga të gjithë ata që kë përmendur. Abusues femrash. Mos të flasim për gjëra të tjera dhe arsyen pse ike nga Kosova në Amerikë dhe çfarë ke bërë në Amerikë. Për gjyq? Hajde kur të duash”.
Këto janë ofendimet dhe shpifjet që artistja e njohur ka bërë ndaj ish-menaxherit të saj dhe për këtë arsye Drini kërkon një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh, për dëmtim të reputacionit.
Advertisements
Në dokumenta theksohet gjithashtu se Dafina nuk ka kërkuar falje për fyerjet dhe shpifjet që i ka bërë paditësit, Drin Zatriqit.
Deri tani ende nuk kemi një reagim nga Zeqiri në lidhje me këto lajme që po qarkullojnë online.