E rëndë, 37-vjeçari shqiptar gjendet i varur në dhomën e hotelit në Ksamil

by editor

Sarandë/ Informacion paraprak

Advertisements

Sot, rreth orës 10:45, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte.

Advertisements

37-vjeçari Laçi Pirro, u gjet i varur nga punonjësja e hotelit. Ai kishte prenotuar dhomën e hotelit për tre ditë dhe sot duhej të largohej.

Policia njofton se aktin mund ta ketë kryer mbrëmjen e djeshme, por sot është gjetur i pajetë.Punonjësja e hotelit ka shkuar për të rregulluar dhomën dhe e ka gjetur 37-vjeçarin të varur, thotë policia.

Përveç shenjave që lë litari në fyt, viktima nuk kishte shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje

You may also like