Vrau veten me armën e shërbimit, polici kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë

by editor

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Lezhën, ku një efektiv policie është vetë vrarë me armën e shërbimit.

Advertisements

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Spiten të Lezhës rreth orës 17:50 kur polici Gjin Lesi vrau veten me armën e shërbimit.

Advertisements

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar policia e cila ka zbardhur detaje nga vdekja e 64-vjeçarit.

Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij dhe aktin e rëndë sipas policisë e ka marrë në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e para hetimore.

/5pyetjet.al

You may also like