Familja dorëzon kodin! Vjen lëvizja e re për fatin e Ervis Martinajt

by editor

Një person i afërm i familjes së biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj, i cili një vit më parë u zhduk në rrethana të mistershme, mësohet të jetë paraqitur në SPAK, duke dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Martinaj, para se ai të zhdukej.

Prej më shumë se një viti, SPAK po kryen hetime kundër Martinaj për për tre dosje penale. Por deri në këtë fazë asnjë e dhënë nuk është zbuluar për të mësuar nëse 38-vjeçari është ende i gjallë apo ka vdekur.

Advertisements

Me shpresën e zbulimit të misterit për fatin e tij apo qoftë dhe identifikimin e personave të fundit që ai ka biseduar në “Sky”. Familjarët kanë dorëzuar disa kode të aplikacionit, që janë përdorur nga Martinaj gjatë periudhës kur “Sky” ishte funksional.

Dorëzimi në SPAK është kryer, pasi kjo prokurori disa muaj më parë ka marrë nga autoritet Belge dhe Franceze, të gjitha kodet që janë përdorur nga shtetasit Shqiptarë. Të afërmit e Martinaj, shpresojnë se përmes “SKY” të zbulojnë detaje shtesë që mund të sjellin zbulimin e ndonjë të dhëne që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, shkruan gazetari Elton Qyno.

Advertisements

You may also like