Tentuan të digjnin me benzinë të moshuarën, arrestohen babë e bir nga Shqipëria, si ndodhi ngjarja brenda familjes

by editor

Dy persona, babë e bir 64 dhe 37 vjeç me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia italiane, pasi tentuan që të digjnin me benzine një të moshuar, të afërmen e tyre me të cilin jetonin në një shtëpi.

Sipas mediave italiane ka qenë e moshuara e cila ka bërë denoncimin në polici, e cila kishte deklaruar se i kishte shpëtuar një sulmi hakmarrës nga dy të afërmit e saj.

Advertisements

Dy shqiptarët, të cilët prej disa vitesh jetonin në shtëpinë e të moshuarës kanë debatuar me të. Pasi ka rënë nata dhe të gjithë të afërmit e tjerë në shtëpi kishin fjetur, babë e bir, sipas akuzës, kanë hyrë në dhomën e gjumit të gruas me një bidon me benzinë, duke synuar ta trembin apo edhe t’i vënë flakën. Por e moshuara u zgjua pasi dëgjoi hapat në dhomën e gjumit.

Sapo ndjeu aromën e benzinës, gruaja ka bërtitur dhe ka dalë jashtë, duke i shpëtuar kështu sulmit.

Advertisements

E tronditur nga ngjarja ajo ka kërkuar ndihmën e familjarëve, ndërsa më pas ka bërë edhe denoncimin në polici.

You may also like