Një aksidet me vdekje ka ndodhur tek mbikalimi i Patokut në Laç.
Advertisements
Aautomjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Viktima, një 32-vjeçare, ka ndërruar jetë rrugës për tek Spitali i Traumës. Grupi hetimor po heton rrethanat e ngjarjes.
Advertisements
Kurbin/Informacion paraprak Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë. Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.