U lirua nga burgu pasi iu gjet kanabis në ballkon, Stresi ‘sulmon’ Encën: Po ata djem nënash…

by editor

Reperi Stresi ka reaguar i indinjuar për lirimin nga burgu të këngëtares Enca Haxhia, e cila u arrestua për shkak si iu gjet kanabis në ballkonin e shtëpisë.

Advertisements

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të “Instagramit”, Enca Haxhia falenderoi të gjithë ndjekësit e saj për suportin e marrë gjatë kësaj periudhë të vështirë.

Advertisements

“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë ditëve të vështira që kalova“, shkruan Enca në “Instastory”.

Por duket se daljen nga burgu dhe reagimin e Encës, reperi Stresi, nuk e ka pritur aspak mirë dhe për këtë ka reaguar me një koment në rrjetet sociale.

Advertisements

Po ata djem nënash që për dy cigare janë në burg?“, shkruan këngëtari në një koment, duke ironizuar hapur Encën. Këngëtarja Enca u arrestua më 12 shtator, pasi iu gjetën disa bimë kanabis, të mbjella në vazo në ballkonin e shtëpisë. Para policisë këngëtarja deklaroi se i kishte mbjellë për përdorim personal, teksa gjykata vendosi për të masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Megjithatë kjo masë është ankimuar tashmë nga Prokuroria, që kërkon “arrest në burg” dhe çështja do të shqyrtohet sërish.

You may also like