“Të duhet bekimi i ndonjë politikani që të kesh sukses”, shpërthen reperi i njohur G-Bani

by editor

Reperi i njohur shqiptar G-Bani risolli së fundmi këngën ‘Të dua’, një hit i 2006 që vazhdon të dëgjohet ende sot e kësaj dite.

Advertisements

Kësaj radhe, G-Bani vjen në bashkëpunim me këngëtaren Anxhela Peristeri, ndërsa ka vlerësimet më të mira për të.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Vila24 ” në Top Albania Radio, ai foli për duetin me artisten shqiptare, teksa deklaroi se ndihet mirë që kënga e tij është ribërë. I pyetur për aktualitetin e muzikës në Shqipëri këngëtari tha se muzika këtu është një monopol i shpifur prej vitesh.

“ Muzika në Shqipëri është bërë monopol i shpifur prej disa vitesh. Po ta shikoni muzika në Shqipëri është e lidhur me politikën, nëse një politikan në Shqipëri të jep bekimin e tij këtu të hapen dyert. Ftojnë artistë të huaj në koncerte dhe i paguajnë me lira dhe bijtë e Shqipërisë i përçmojnë”- tha G – Bani.

You may also like