Zjarr në mesnatë në Durrës. Flakët përpijnë katin e 10-të një pallati të ri

by editor

Një tjetër kat i lartë pallati të ri është përfshirë nga flakët, këtë radhë në qendër të Durrësit, duke vënë banorët në panik që morën arratinë nga shtëpitë në mes të natës.

Advertisements

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit raporton noa.al.

Advertisements

Në rrethana të paqarta, ra zjarr në katin e 10 të një pallati të ri.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Shërbimet e Policisë evakuan menjëherë banorët. Familje të tëra kanë dalë jashtë shtëpive në prag mesnate ndërsa pjesa më e madhe ishin në gjumë.

Policia tha se nga zjarri nuk pati asnjë person të lënduar.

Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaut të rënies së zjarrit, raporton noa.al.

You may also like