“Kapet mat në email”/ Drejtoresha e Shërbimit Social në Berat lë pa paguar invalidët

by editor

” Unë njoftova drejtuesit dhe kryetarin e shoqatës si në rastin e parë ashtu edhe në të dytin” përfundon përgjegjësja e shërbimit social.

Semiljana Azizi

Advertisements

Drejtoresha Elona Hoxha mohon që të jenë njoftuar për ndërprerje të pagesës dhe se rivlerësimi do të bëhet në Tiranë. Ajo pohon se janë këto 64 dosje që po rishqyrtohen në dokumentacion nga taks forca në Tiranë, por që pagesa nuk është ndërprerë dhe nëse do ketë ndonjë rikomisionim ai do kryhet online. Por në një ballafaqim të kryetarit të shoqatës bashkë me drejtoreshën në koridoret e institucionit, mësohet se një punonjës i saj i ka thënë Petritit se dosjet janë në divergjencë dhe se pagesa do ndërpritet. Por kjo e fundit e urdhëron të futet në zyrën e tij.Zbuluar drejtoresha e shërbimit social del edhe kur gazetarët e Fiksit në një lidhje telefonike që kryejnë me përgjegjësen e sherbimit social në Bashkinë Berat thotë” Ne na erdhi një email ku na thuhej se 64 dosje kishin dalë në divergjencë dhe se u ndërpritej pagesa” thotë Znj. Bruna Çipi. Ajo pohon se më pas ky email është shoqëruar nga një i dytë ku njoftonte vazhdimësinë e pagesës.

” Unë njoftova drejtuesit dhe kryetarin e shoqatës si në rastin e parë ashtu edhe në të dytin” përfundon përgjegjësja e shërbimit social.

Advertisements

You may also like