Autobusi me 30 pasagjerë ra 20 metra në humnerë! Shoferi doli gjallë: Kisha dhimbje koke…

by editor

Dy ditë pas tragjedisë në Obzovicë, policia dhe prokuroria malazeze morën dëshmitë nga pasagjerët dhe dëshmitarët okularë të aksidentit me dy viktima dhe shumë të plagosur që ishin brenda autobusit me 30 veta që ra në humnerë. Shoferi dhe një tjetër person janë arrestuar.

Advertisements

“Aksidenti me shumë gjasa ka ndodhur për shkak se shoferi, duke udhëtuar me autobusin e përmendur nga drejtimi i Cetinjes në drejtim të Budvës, dhe duke arritur në një vend kritik, për shkaqe të panjohura për momentin, ka humbur kontrollin e autobusit duke rënë 20 metra në humnerë. Kemi urdhëruar marrjen e gjakut dhe urinës nga shoferi për analiza për praninë e alkoolit dhe substancave psikoaktive” tha policia.

Advertisements

Menjëherë pas nxjerrjes nga gremina, shoferi i autobusit u ka thënë mjekëve, e më pas edhe inspektorëve të spitalit të Cetinjës, se para aksidentit ka ndjerë dhimbje të forta në pjesën e pasme të kokës, pas së cilës “ka humbur ndjenjat”.

Sipas informacioneve jozyrtare të “Vijesti”-it shoferi ka deklaruar se nuk e mban mend që autobusi ka rënë në humnerë dhe se nuk e di se çfarë ka ndodhur.

Policia ka marrë një pjesë të deklaratave të pasagjerëve të cilët kanë dhënë informacione kontradiktore për momentin e tragjedisë, disa pretenduan se nuk e kishin parë atë që ndodhi, ndërsa të tjerët thanë se shoferi dyshohet se përdorte telefonin.

You may also like