“Raiffeisen Bank” bie pre e sulmit kibernetik, faqja del offline, kartat s`punojnë

by editor

“Rraiffeisen Bank” ka dalë jashtë funksioni në dy ditët e fundit mesa duket si pasojë e një sulmi kibernetik.

Advertisements

Faqja zyrtare e bankës, ku aksesohen edhe llogaritë personale dhe ato të biznesit për veprime online, ishte offline ditën e sotme në dy kohë të ndryshme, rreth orës 14.30 dhe 15.30 kur redaksia tentoi ta aksesojë.

Banka nuk ka bërë ende asnjë njoftim për klientët e saj dhe për publikun.
Problemet e para janë shfaqur dje kur përdoruesit e kartave të Raiffeisen Bank kanë ndeshur në vështirësi në kryerjen e transaksioneve të tyre.
Kështu duket se jashtë funksionit kanë dalë kartat e kreditit dhe debitit, të lëshuara nga Raiffeisen Bank, pasi me to prej ditës së djeshme, nuk mund të realizohej asnjë transaksion.

Advertisements

Redaksia pyeti në një prej operatorëve që ka proceduar vazhdimisht pagesën e faturave me Raiffeisen Bank, dhe ata thanë se mosfuksionimi i transaksioneve vjen për faj të bankës.
Sipas tyre, klientët nuk duhet ti përdorin kartat bankare të Raiffeisen deri në një njoftim të dytë, sepse paratë do tu merren por veprimi nuk do të quhet i kryer.

Më saktësisht, nëse një mbajtës i kartave Raiffeisen, tenton të paguajë një faturë mujore për shërbimet që merrj, ujë, drita, internet apo abonim televizori, paratë do ti ikin dhe pagesa nuk do të quhet e bërë.
Ditën e sotme, edhe eksperti i sigurisë kibernetike Valton Tahiri, ka shkruar se Raiffeisen Bank është mes një liste operatorësh që kanë rënë pre e sulmit kibernetik.

“Nje tjeter sulm kibernetik ndaj Shqiperis! Kesaj rradhe nga Russia !
Ky sulm vjen besoj pershkak te fjalmit te Edi Rames.. me heret.

Advertisements

Deri me tani kemi identifikuar vetem Sulm DDoS dhe jo diqka me shume mirpo mbetet te shihet. NoName eshte nje Threat actor me origjine Ruse dhe duke u financuar nga po vet Russia.

Deri me tani uebfaqet qe jane duke pranuar sulm jane:
– Uebfaqja e parlamentit.
– Uebfaqja e Portit te Durresit.
– Uebfaqja e qytetit te Tiranes.
– Raiffisen Bank Shqiperia.
– United Bank Shqiperia.

Vlen qe te ceket eshte se ky group noname(APT) pra kishte sulmuar te gjitha antaret e NATO’s njekohesisht edhe aleatet e Ukraines!”, shkruan ai në faqen e tij në Facebook.
Redaksia verifikoi se edhe aplikacioni i bankes, Raiffeisen On, aksesohet me shume veshtiresi dhe eshte teper i avashte diten e sotme.

Kjo ngjarje, duket se ngre alarmin per cilesine e sherbimeve bankare ne Shqiperi, por edhe per sigurine nderkohe qe nuk dihet nese jane prekur llogarite e qytetareve brenda sistemit te Raiffeisen Bank.

You may also like