E torturonte çdo ditë/ Makth për 22-vjeçaren shqiptare, mbahej rob me fëmijën 2 vjeç nga bashkëshorti

by editor

Një 22-vjeçare shqiptare në zonën e Volos përjetonte çdo ditë skena torturash, pasi bashkëshorti i saj 28-vjeçar, gjithashtu shqiptar e mbante të mbyllur atë dhe fëmijën e tyre 2 vjeç e gjysmë, të izoluar në shtëpi për dy vite të tëra, ndërsa e dhunonte çdo ditë.

Sipas TheNewspaper.gr, skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes më 21 shtator, kur fqinjët janë mobilizuar pasi kanë dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë. Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari e ka hapur atë dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa banorët e kanë ndaluar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e tij. Siç u mësua, atë natë 28-vjeçari, pas dhunës së rritje e ka kapur nga qafa të renë dhe ka tentuar ta mbysë, ndërsa nga këqyrja e mëpasshme e gruas vërtet janë konstatuar shenja mbytjeje.

Advertisements

Në një dëshmi rrëqethëse, 22-vjeçarja thotë se burri e rrihte çdo ditë, ndërsa në dy raste të tjera e kishte lënë në një situatë shumë më të keqe se ajo në të cilën u gjend së fundmi. Por këtë herë ai ishte shumë pranë vrasjes së saj.

Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë “të detyruar” dhe të rregulluar nga familja e saj dhe rreth një vit e gjysmë më vonë patën një fëmijë së bashku. Dy vite më parë, në vitin 2021, 28-vjeçari u shpërngul me të renë dhe foshnjën në Greqi, në një zonë pak jashtë Volosit, ku punon si ndërtues.

Advertisements

You may also like