Aksident i trefishtë në Gjirokastër, makinat bëhen copash (Detajet)

by editor

3 makina janë përplasur në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë.

Advertisements

Në aksident ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa i përfshirë ishte dhe një fugon me udhëtarë.

Automjetet lëviznin në kahe të kundërta. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, rreth 5 km larg qytetit të Gjirokastrës.

Advertisements

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Ura e Kardhiqit njihet si një pikë problematike për trafikun rrugor pasi në këtë zonë kryqëzohen rrugët kombëtare që lidhin Gjirokastrën me Tepelenën e Sarandën, duke e bërë të domosdoshme respektimin e Kodit Rrugor nga drejtuesit e automjeteve.

You may also like