Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ka lajmëruar ndjekësit e saj për tmerrin që kaloi ditën e dielë.
Advertisements
Për herë të parë ajo mendoi se nuk kishte të tjera minuta jetë, teksa makina e saj nuk ka marrë asnjë komandë.
Advertisements
Fatmirësisht nuk ka ndodhur asgjë, dhe modelja është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sot kam kaluar një nga ditët e mia më pak të mira. Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu.
Falë Zotit nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua, por kur kuptova se makina ime nuk po merrte asnjë komandë, të them se u tmerrova është pak.
Por falë Zotit jam mirë. Sa bukur është kur ndalesh dhe mendon vetëm për gjërat e bukura që kemi në jetë!
Dhe pse ne këtë e kuptojmë vetëm në momente të dhunshme. Jam kaq shumë falënderuese ndaj të madhit Zot. Ai nuk më ka lënë kurrë vetëm,”-shkruan Adrola në rrjetin social “Instagram”.