Ushtari i Laert Haxhiut zbardhi 6 vrasje, Rrumbullaku: Nga 15 janë ekzekutuar 12 urdhër arreste

by editor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje në lidhje me megaoperaconin e koduar “Never Forget”.

Përmes një konference për mediat, Rrumbullaku u shpreh se u zbardhen 6 vrasje, janë lëshuar 15 urdhër arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 12 prej tyre, teksa 3 persona janë shpallur në kërkim.

Advertisements

“U bë e mundur finalizimi i megaoperacionit. Gjatë këtij megaoperacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm që sollën zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 raste te shkatërrimit te pronës, 1 rast i kanosjes së policisë, zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në Greqi. Prokuroria Elbasan ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim

Më 17/10/2021, Prokuroria Elbasan, ka regjistruar procedim penal për veprën vrasje me paramendim. Nga studimi i akteve hetimore, më 7/10/2021/ në Peqin është vrarë Alban Semaku.

Advertisements

I dyshuar është Artan Tafani, lindur dhe banues në lushnje, Nga hetimet, dysohet se ky shtetas me të tjerë, ka kryer vrasje e ngjarje të tjkera kriminale në periudhëm 2021-2023, në disa qytete., Vrasja e Çajup Selimit, më 1/06/2021 në Tepelenë, rasja e Fridan Xhaferi më 2/06/2021, vrasja e Alban Semaku, më 16/10/2021, Vrasja e Albi Bashaliu,m 27/12/2021 në Peqin, vrasja e mbetur në tentativë ndaj Kujtim Mete. Ka pasur 5 raste të shkatërrimit me eksploziv”, theksoi ndër të tjera Rrumbullaku.

You may also like