Futbollisti i famshëm nuk shkëlqen në fushë, media gjermane fajëson reperen shqiptare!

by editor

Sipas tyre, romanca me muzikanten 28-vjeçare po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet

Advertisements

Skuadra e Borussia Dortmund nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Bundesligës.

Pas pesë ndeshjesh është në vendin e gjashtë me tri fitore dhe dy barazime.

Advertisements

Me një performancë të dobët në fushë u shqua Karim Adeyemi, sulmuesi i cili duhet ta udhëheqë në sulm skuadrën e Edin Terzic.

21-vjeçari ende nuk ka shënuar asnjë gol, nuk ka asistime dhe ka gjuajtur vetëm dy herë në portë në pesë ndeshje.

Terzic nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta linte në stol, madje komentoi negativisht për formën e tij në një nga konferencat për shtyp.

Advertisements

Nga ana tjetër gazeta gjermane ‘Bild’ ka fajësuar lidhjen e tij me Loredanën për gjendjen jo të mirë të futbollistit në fushë.

Sipas tyre romanca, me muzikanten Loredana (28 vjeçe) po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet.

You may also like