Rrëfimet TRONDITËSE të të penduarit/ ZBËRTHEHEN vrasjet: Zyrtarë të PËRFSHIRË në..

by editor

Sfida e policisë shqiptare tani është të gjejë prova, pavarësisht fjalëve të të penduarit

Advertisements

ër të folur mbi më shumë detaje mbi takimit të djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani, me gazetarët e kronikës së zezë, ishte gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, për emisionin Breaking.

Advertisements

Sipas gazetares Hoxha, pritet që këto çështje t`i kalojnë Gjykatës së Posaçme, pasi bëhet fjalë për një sërë vrasjesh mbi të cilat u hodh dritë nga i penduari Artan Tafani.

“Pasi Tafani ka folur, familja e tij është marrë në mbrojtje përveç së motrës që jeton në Greqi. Kjo ishte paketa që ofron policia pasi një person merr statusin e të penduarit. Ata merren në mbrojtje që t`u garantohet jeta.

Edhe Klea Gjata është person i dyshuar në këtë çështje, por nuk kam info se nga kanë ardhur kërcënimet.

Që dikush të marrë statusin e të penduarit, është një punë që duhet përgëzuar.

Sfida e policisë shqiptare tani është të gjejë prova, pavarësisht fjalëve të të penduarit për ato krime të cilat policia i bëri publike në konferencë për shtyp,” tha Hoxha.

Ndërkohë gazetarja foli edhe për bisedën e zhvilluar me kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Gjatë takimit informal, Dumani u tregua i kujdesshëm për të mos zbuluar detaje konkrete për çështje konkrete. Ai u kujdes për çështjet e korrupsionit, për të mos prekur punën e secilit prokuror për çështjet që janë nën hetim.

Altin Dumani tha se përfshirja e një zyrtari të policisë dhe prokurorisë vërtetoi faktin se ka të përfshirë. Siç është dhe çështja e Metamorfozës. U zbërthye mënyra se si një grup kriminal funksiononte jo vetëm falë mbështetjes së biznesit por edhe në sajë të policisë dhe prokurorisë.

Por pritet të zbërthehet aplikacioni SKY për surpriza të tjera, nëse në këto të dhëna ka zyrtarë të tjerë të policisë dhe botës së biznesit.

You may also like