“Mami të dua, do të vdesim”, 13 të vdekur nga zjarri në lokalin e natës në Spanjë

by editor

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ka përfshirë 3 lokale nate në qytetin Murcia të Spanjës.

Advertisements

Zjarri ra fillimisht në lokalin e natës La Fonda në orët e para të mëngjesit të së dielës, dhe më pas u përhap në lokalet e tjera pranë saj.

Advertisements

Në një prej lokaleve po festohej një ditëlindje. Policia spanjolle tha se anëtarë të familjes që po festonin ditëlindjen ishin në mesin e viktimave.

14 persona të tjerë rezultojnë të pagjetur. Çatia e lokalit La Fonda është shembur, gjë që e bën të vështirë gjetjen e viktimave. Policia ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.

Advertisements

Rreth 15 orë më vonë, nuk dihet ende shkaku i zjarrit në lokal. Kryebashkiaku i qytetit u tha gazetarëve se zjarri kishte nisur në katin e parë të lokalit të natës.

Babai i një vajze 28-vjeçare u tregoi gazetarëve spanjollë një mesazh zanor që e bija, e cila kishte qenë në lokalin e natës La Murcia, i kishte dërguar të ëmës.

“Mami të dua, do të vdesim”. Ishte ky mesazhi zanor që 28-vjeçarja kishte lënë. Nuk është e qartë nëse ajo ka mbijetuar.

Për shkak të tragjedisë në Murcia, 3 ditë zie janë shpallur në këtë qytet.

You may also like