Bëhet me dije se në momentin e arrestimit, Klea Gjata, i janë sekuestruar dy aparate telefonike
brëmjen e djeshme, Policia e Elbasanit ka sekuestruar një automjet tip “Benz-Mercedez” foristradë GLK ngjyrë e zezë me targë AB 551 KF, në pronësi të Shaqe Gjata, nëna e Klea Gjata, kjo e fundit e dashura e të kërkuarit për vrasje, Laert Haxhiut.
Advertisements
Në operacion kanë marrë pjesë dhe efektivë të komisariatit të Lushnjës, të cilët zbatuan urdhërin e 3 prokurorëve të çështjes. Mësohet se kjo makinë përdorej nga Klea Gjata, e cila në shumë raste ka transportuar Laert Haxhiun dhe bashkëpuntorin e prokurorisë, Artan Tafani nga njëra bazë në tjetrën. Makina aktualisht ndodhet në ambjentet e policisë së Elbasanit. Sipas “Ora news” mësohet se automjeti është mbajtur në vëzhgim prej kohësh nga agjentët e policisë së Lushnjës, me qëllim për vëninen në pranga të Laert Haxhiut, por kjo nuk u arrit.
Advertisements
Për këtë automjet ka folur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Artan Tafani, se ka lëvizur i armatosur së bashku me Laertin në disa qytete të vendit. Tafani ka treguar e dashura e Laert Haxhiut, ka dijeni thuajse për çdo lëvizje dhe krim të Laert Haxhiut, ndaj dhe prokuroria urdhëroi arrestimin e saj për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.
Advertisements
Bëhet me dije se në momentin e arrestimit, Klea Gjata, i janë sekuestruar dy aparate telefonike ku nga kqyrja e tyre rezultoi se vajza nga Lushnja atë ditë dhe në ditët e tjera, fliste në telefon në mënyrë të vazhdueshme me Laert Haxhiun. Haxhiu nga burgu në Greqi ku ndodhet aktualisht thuajse çdo ditë ka folur me Klea Gjata që qëndronte në Tiranë dhe Lushnjë.