Vdekja e një 3-vjeçarit pas ndërhyrjes tek dhëmbët në një klinikë private dentare tek Rruga e Kavajës në Tiranë, ka tronditur opinionin publik.
Advertisements
Mësohet se i mituri ka shkuar në klinikën dentare me 28 shtator dhe pasi iu është bërë anestezi ndërhyrja ka zgjatur rreth 9 orë.
Advertisements
3-vjeçari nuk është zgjuar në klinikë pas ndërhyrjes dhe dentist u ka thënë prindërve që ta dërgojnë në shtëpi. Por vogëlushi është dërguar në spital ku ka humbur jetën më 1 tetor.
Megjithatë ngjarje është tentuar të mbahet e fshehtë pasi s’ka pasur asnjë njofton publik nga asnjë institucion në lidhje me ngjarjen, qoftë nga policia apo spitali.
Advertisements
Sipas dëshmisë së mjekëve, të miturit iu është dëmtuar mëlçia si pasojë e anestezisë.
Pas publikimit të lajmit në media, policia e Tiranës doli me një njoftim të shkurtër, ku thuhej se ishte proceduar dentisti Xhaxho.
Klinika private ishte e hapur ditën e sotme, por u mbyll sapo u pa prania e grupeve të xhirimit të mediave.
Nga ana tjetër familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.