15-vjeçari përfundoi në spital pasi konsumoi tullumbace me azot, arrestohen tre persona

by editor

Në vijim të megaoperacionit policor antidrogë i koduar “Tempulli”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gëzim Xeba, Romeo Xeba dhe Elios Lame. Tre të arrestuarrit kishin përshtatur katin e parë të një lokali për përdorim droge dhe për shitjen e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin (tollumbace me Azot).

Advertisements

Mësohet se një 15-vjeçar përfundoi në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore pasikonsumoitullumbaceme azot.

Advertisements

Njoftimi i policisë:Fier/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”, si dhe zbatimi i masave të parashikuara në Paketën për Sigurinë në shkolla.

Goditet një tjetër rast i shitjes në afërsi të shkollave, i lëndëve të dëmshme për shëndetin e nxënësve.

Advertisements

Reklamonin lojëra me kompjuterë, për fëmijë dhe adoleshentë, në katin e parë të një lokali të cilin e kishin përshtatur për përdorim droge dhe për shitjen e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin (tollumbace me Azot), vihen në pranga 3 shtetas dhe bllokohet ambienti i përshtatur për këto veprimtari kriminale.

You may also like