“Nuk e kam shfrytëzuar kurrë”/ Dafina i përgjigjet Sarës: Vajzë, kujdesu për…

by editor

“Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë”

Advertisements

Ditën e djeshme, Sara Hoxha ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, ku gjatë intervistës u pyet edhe në lidhje me ish-partneret e Ledri Vulës.

Advertisements

Sara foli për herë të parë për krisjen e raportit miqësor mesa saj dhe Ledrit me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri. Ajo tha se gjithçka nisi nga një koment i reperit në postin Dafinës.

Ndërkohë nuk vonoi shumë dhe përgjigja e Dafinës për deklaratat e fundit të Sarës. Pas intervistës, artistja ka reaguar përmes një statusi në “Threads”, ku shkruan:

“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd! Mos e përmend më emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!”.

Ndërkohë Sara Hoxha gjatë intervistës tha:

Nga gjithë këto zhurma që bëhen që gjërat transmetohen me idenë që të bëjnë sa më shumë klikime, sa më shumë bujë. Unë nuk kam dashur të flas për këtë temë, por kam qenë shumë okay me Dafinën apo gjithë ish-të dashurat e Ledrit. I kam takuar apo nuk i kam takuar, unë nuk kam aty pse të bëhem xheloze apo të mbaj mëri.

Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtetë që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë.

Ka qenë një koment që Ledri ka bërë te një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë.

You may also like