“Ka ende njerëz nën rrënoja”/ Tërmeti shkatërrues në Afganistan, shkon në 2053 numri i viktimave

by editor

Autoritetet për menaxhimin e fatkeqësive njoftuan se në zonat rurale dhe malore ka pasur rrëshqitje të dheut

Advertisements

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi Afgranistanin ditën e djeshme, teksa sipas talebanëve, deri tani janë regjistruar 2053 viktima.

Advertisements

Të plagosur kanë mbetur të paktën 9200, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit të ndihmuar nga banorët vendas vijojnë ende të kërkojnë nën rrënoja.

Lëkundjet e tokës me magnitudë 6.3 ballë, me epiqendër pranë të qytetit të Heratit, kanë shkatërruar dhe mbi 1300 shtëpi, duke lënë në qiell të hapur të mbijetuarit. Të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme, të cilat po ashtu po përballen me një kapacitet përtej asaj që ofrojnë këto qendra.

Gjatë natës janë raportuar për paslëkundje për këtë arsye afganët kanë preferuar të qëndrojnë në vende të hapura më të sigurta për ta.

Raportohet se ende ka persona nën rrënoja dhe autoritetet për menaxhimin e fatkeqësive njoftuan se në zonat rurale dhe malore ka pasur rrëshqitje të dheut. Sipas të dhënave në provincën Herat, më të prekurët nga tërmeti që rezultoi fatal, jetojnë 1.9 milion banorë.

You may also like