Kundër ligjit që “u mban peng” diplomën, çfarë do të ndodhë të hënën me studentët e Mjekësisë?

by editor

Edhe të hënën në Fakultetin e Mjekësisë nuk do të ketë studentë në auditorë. Studentët kanë treguar se nuk ndalen në protestat e tyre për rrëzimin e ligjit të ri që i detyron të punojnë disa vite pas diplomimit.

Advertisements

Ata kanë lajmëruar se bojkoti i mësimit do të vonojnë sërish të hënën përpara godinës së kuqe të fakultetit të mjekësisë.

Advertisements

Ky bojkot vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.

Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit.

Në kundërshtim të këtij detyrimi, studentët që janë tashmë pjesë e sistemit do të duhet të paguajnë koston reale të studimeve për çdo vit të mbetur.

Ndërkohë, që nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të paguajnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen.

You may also like