Shkëmbimi i kokainës me kanabis në det, ja pse SPAK e kërkon Gëzim Celën, 15 urdhëra arresti

by editor

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë kryer një megaoperacion ku mësohet se është blinduar zona e Fushë Kuqes.

Mësohet se është rrethuar banesa dhe lokali i Gëzim Çelës, ish oficer, i njohur si baroni i drogës.

Advertisements

Gjithashtu burime për Vizion Plus bëjnë me dije se janë lëshuar 15 urdhër arreste, ku mes të arrestuarëve është edhe një shef komisariati.

Operacioni është zhvilluar në disa qytete, Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë dhe Kurbin.

Advertisements

Arrestimet kane lidhje me episodin e pak muajve me pare ku disa persona u arrestuan teksa po shkembenin kanabis me kokaine ne det te hapur ne ujerat shqiptare.

Policia e Shtetit ka publikuar detaje nga operacioni “Flakë në det”, i zhvilluar në bashkëpunim me Gdf italiane dhe forcat e Frontex në detin Adriatik, për parandalimin e një tentative për të trafikuar lëndë narkotike.

Advertisements

Policia ka ndërhyrë në momentin kur grupet kriminale po realizonin shkëmbimin e drogës, duke vënë në pranga 6 persona. Sipas Bluve, operacioni nisi kur u konstatua lëvizja me shpejtësi e një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin.

Gomonia u afrua pranë një veliere, ku u bë dhe shkëmbimi i drogës me drejtuesve të dy mjeteve lundruese. Në këtë moment kanë ndërhyrë nga deti agjentët e GDF-së dhe Policisë Kufitare që kanë bërë rrethimin e veleriës.

Por, dy ukrainasit që ndodheshin në veleierë, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi.

Tentativa e tyre rezultoi e dështuar pasi janë kapur në flagrancë. Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e “RENEA-s” kanë mësyrë në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku kanë arrestuar disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar drogë.

Gjashtë të arrestuarit nga policia dhe SPAK akuzohet për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Policia arrestoi shtetasit Armando Mema, Nerim Çela, Besnik Brokeri dhe dy ukrainasit Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon.

Gezim Cela lidhet me kete rast pikerisht nga i afermi i tij Nerim Cela, i arrestuar gjate aksionit Flake ne Det me 17 gusht 2023, citon a2 cnn. /lajmifundit.al

You may also like