Parashikimi i horoskopit 11 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

by editor

Dashi

Advertisements

Pritet një ditë mjaft intensive dhe me gjithë yjet e mirë mni kokën tuaj nuk do të mungojnë stresset dhe lodhja. Mundohuni të jeni të durueshëm që dëgjoni më shumë partnerin.
Demi
Edhe për ju pritet të jetë një plot zhvillime dhe e lodhshme edhe për ju si në punë ashtu edhe në drejtim të raportve me të tjerët, që janë të tendosura, pasi do të keni kundërshtimin e Hënës.

Advertisements

Binjakët
Përsëri të lindurit e kësaj shenje duhet ta ndjejnë veten të sigurtë nën egidën e yllit të tyre Merkurit, që edhe sot do t’i asistojë në shumë aspekte. Jeni shumë dinamikë dhe pasionalë.

Virgjeresha
Afërdita është një pozicion shumë të favorshëm në shenjën tuaj, që do të thotë se nuk do të keni asnjë pengesë në çështjet e zemrës, madje, një njohje e re duket në horizont. Mirë edhe shëndeti.

Peshorja
Duke pasur parasysh orbitat e Marsit. Uranit dhe deri diku edhe të Hënës, pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë për ju. Surprizat ju vijnë andej nga nuk jua merr mendja. Nga afër.

Akrepi
Një pjesë e parë e ditës disi e mërzitshme do të kalojë shumë shpejt, për t’ia lënë vendin një pjese të dytë shumë më aktive e me variacione. Hëna ju bën të magjishëm ën syte e partnerit.

Shigjetari.
Nuk mjafton të keni ide dhe të jeni shumë aktivë, nëse nuk do të dini t’i koordinoni cilësitë tuaja në këtë aspekt me zgjedhjet që bëni me njerëzit që ju duhen. Interesant erosi.
Bricjapi

Parashikohet një ditë në përgjithësi e qetë dhe pa shumë ndryshime nga ajo e mëparshmja. Vetëm se ju jeni më pak optimistë, dhe kjo sepse Afërdita ju sheh “shtrembër”.

Ujori
Parashikohet një ditë mjaft e mirë pë ju që i përkisni kësaj shenje, e cila do të jetë “plot” me yje të mirë. Zhvillime të reja në sektorin ku punoni, por edhe njohje të reja ju presin.

Peshqit
Marsi i “flakërues” në shenjë do të motivojë shumë nga ju që i përkisni asaj, por kujdes, sepse kjo mund të bëjë që të hidhni hapa të nxituara. Afërdita ju ndihmon në çështjet e zemrës.

Gaforrja
Fusha më e përshtatshme për ju sot do të jetë ajo e punë, ku edhe do të keni mbështetjen e Jupityeri dhe Afërditës. Probleme të vogla shëndeti vijnë më shumë nga nga stressi i kësaj periudhe.

Luani
Edhe të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën ndikimin pozitiv të Merkurit, i cili do t’ju mbështesë fuqishëm në sektorin që keni më për zemër, atë të biznesit. Mirë edhe erosi.

You may also like