Shqipëria shënon golin e 2 ndaj Çekisë |LIVE-MINUTË PAS MINUTE

by editor

Luhet ndeshja Shqipëri – Çeki (Grupi E) në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eliminatoret Euro 2024. Emocionet e kësaj ndeshje i ndiqni edhe në ekranin e Televizionit Klan nën komentin e Alban Xhihanit dhe Andi Lilës.

Advertisements

Minuta 51’ – Shqipëria shënon golin e dytë ndaj Çekisë.

Minuta 46′ – Nis pjesa e dytë.Minuta 49’ – Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri 1 – 0 Çeki.

Advertisements

4 minuta shtesë

Minuta 38’ – Anulohet goli i Çekisë, futbollisti goditi topin me dorë. Ndëshkohet me karton të kuq, Çekia luan me 10 lojtarë.

Advertisements

Minuta 37’ – Goditje dënimi për Çekinë në harkun e zonës së Shqipërisë. Topi ndalet nga muri mbrojtës.

Minuta 26’ – Karton i verdhë për futbollistin çek Chytil.

Minuta 21’ – Asani rrezikon sërish portën kundërshtare, por pozicion jashtë loje.

Minuta 18’ – Cikalleshi godet drejt portës çeke, pret portieri.

Minuta 9’ – Asani shënon supergol, Shqipëri 1-0 Çeki.

View this post on Instagram
A post shared by Tv Klan Video (@tvklanvideo)

Minuta 8’ – Shqipëria qarkullon topin në mesfushë.

Minuta 0’ – Nis ndeshja Shqipëri – Çeki.

Shqipëria (4-2-3-1): Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Bajrami, Asllani, Ramadani; Asani, Seferi, Cikalleshi | Trajner: Sylvinho

Çeki (3-4-3): Pavlenka; Krejci, Brabec, Holes; Jurasek, Sadilek, Soucek, Coufal; Kuchta, Chytil, Cerny | Trajner: Jaroslav Silhavy

“E kam shumë frikë ndeshjen e sotme”, Fevziu: Sa herë krijohet entuziazmi i madh, jemi mësuar që zhgënjehemi

Gazetari Blendi Fevziu thotë se e ka shumë frikë ndeshjen që do të luhet mbrëmjen e sotme Shqipëri-Çeki. Në një intervistë për Viola Spiron për Klan News, Fevziu shprehet se pavarësisht kësaj, ky është ekipi më i mirë ndonjëherë i Kombëtare Shqiptare.

Blendi Fevziu: Ka shumë ndeshje që nuk kam arritur dot. E kam ndjekur kur mundem.

Viola Spiro: Si mendon se do të shkojë ky takim?

Blendi Fevziu: E kam shumë frikë ndeshjen e sotme. Ka një entuziazëm dhe ne sa herë krijohet entuziazmi i madh, jemi mësuar që zhgënjehemi. E vetmja gjë që më jep garanaci është cilësia e ekipit dhe aq sa kam parë unë futbolli, mund të them se është ekipi më i mirë që kam parë ndonjëherë.

Fevziu thotë se jemi shumë afër Europianit, por megjithatë të gjitha ndeshjet duhen luajtur deri në fund dhe të mos nënvlerësohen.

Viola Spiro: Ti nëse nuk i ke ndjekur të gjitha ndeshjet, a mendon se është momenti për të shkuar në Europian?

Blendi Fevziu: Mendoj se jemi shumë afër Europianit, janë ndeshje që duhen luajtur deri në fund. Mendoj se çdo ndeshje është vendimtare, nuk mund ta lësh për më vonë. Nëse arrijmë dhe marrim një rezultat sot, jemi të të garantuar.

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana: Jemi këtu për t’i mbështetur djemtë, do jemi të gjithë bashkë, do mundohemi të fitojmë, e rëndësishme është që në fund t’ja arrijmë qëllimit. E sheh çfarë lojtarë kemi në fushë. E kemi një short shumë të favorshëm, e kemi ne në dorë.

MASAT E POLICISË

Nga ana tjetër, policia ka marrë masa të shtuara sigurie, për të mos lejuar futjen në stadium të mjeteve piroteknike dhe sendeve të ndaluara.

2 mijë efektivë policie do të jenë të angazhuar në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë në ndeshjen e kombëtares me Çekinë.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat speciale të RENEA-s, të cilat pak orë para nisjes së ndeshjes kryen kontrolle sigurie me qenë.

ATMOSFERA FESTIVE PARA NDESHJES

Tifozi i veçantë i Kombëtares Shqiptare, i cili pikturon në fytyrë flamurin kuqezi, Besmir Limani feston sot ditëlindjen. Edhe ditën e sotme tifozi nuk ka munguar ku në prag të ndeshjes shihet me shqiponjën e pikturuar në fytyre. Ai shprehet i lumtur që sot feston ditëlindjen me të gjithë tifozët e kombëtares, ku u shpreh se kjo është ditëlindja më e bukur.

“Nga ana ime unë ju përgëzoj të gjithëve që keni ardhur këtu për ditëlindjen time. Është ditëlindja më e bukur që kam festuar me ju bashkë. Faleminderit shumë! Do zoti me fitore sonte dhe forca shqipëri!”

Ndërkohë një tjetër tifoz ka zgjedhur një simbolikë të veçantë. Për të ndjekur ndeshjen ai ka zgjedhur që të vijë me një përkrenare si e heroit kombëtar Skëndërbeut në kokë

“Unë vij nga Suedia. Jam tifoz i vjetër, e mbështes kombëtaren në çdo ndeshje. Jo kjo ishte ideja ime(simbolika e Skënderbeut). Për herë të parë e kam parë në Stamboll të Turqisë. Do jem me tifozat kuqezi. Mendoj se do fitojmë 2-1.”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të ndjekë sot në Tiranë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka njoftuar se po vjen drejt Shqipërisë së bashku me Lulzim Jasharin, të birin e Adem Jasharit.

“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Kurti në Facebook.

Nga lulishtja e “3 Vëllezërve Frashëri”, pranë bulevardit në Tiranë është një atmosferë e zjarrtë. Një tifoze mjaft e veçantë që përkrah kombëtaren shqiptare e veshur me flamurin shqiptar, ka ardhur posaçërisht nga Brukseli për ta mbështetur Shqipërinë në përballjen me Çekinë.

Në një intervistë të dhënë për gazetarin e Klan News, Maksi Rama, Miranda thotë se rezultati i ndeshjes mund të jetë 2 me 1 në favor të Shqipërisë.

Miranda: Unë kam ardhur nga Brukseli sot në mëngjes dhe jam me origjinë nga Dibra e Madhe. Isha dhe në ndeshjen me Poloninë, me Pragën, që prej 8 vitesh jam me tifozët kuqezi. E kam patjetër për të ardhur në çdo ndeshje.

Maksi Rama: Sot ke dhe një veshje shumë unike nga të gjithë këta që janë këtu, e kujt ishte ideja dhe prej sa kohësh e ke bërë?

Miranda: Ishte ideja ime dhe unë e kisha bërë për 28 Nëntorin dhe tani është bërë simbolike, në çdo ndeshje i marr këto me vete dhe e di që do të dalë shumë mirë.

Maksi Rama: A do të na japësh një parashikim se si do të dalë rezultati?

Miranda: Unë mendoj 2-1 për Shqipërinë.

Maksi Rama: A keni arritur të siguroni një biletë për në stadium për ta ndjekur nga afër?

Miranda: Po, por e di që ishte shumë e vështirë, për ne që jemi kuqezi e kemi pak më lehtë dhe bëjmë telefon direkt për të pasur një biletë të siguruar. Do të rri 2-3 ditë dhe pastaj do të kthehem.

/tvklan.al

You may also like