Në fshatin Shesh të Ndroqit, një familje e ngujuar jeton prej vitesh qiell të hapur. Një banor anëtar i kësaj familjeje, tregon, se prej vitit ‘98 janë të ngujuar, pasi babai ka vrarë një person për çështje nderi. Prej faktit, që nuk mund të dalin, nuk kanë mundur të bëjnë aplikim, pasi tërmeti iu dëmtoi shtëpinë. Prej kjo familje 4 vitesh jeton në kontejner, pa ditur, se çfarë do të ndodhë me shtëpinë e tyre, thotë emisioni “Stop”
Advertisements
“Aplikim nuk kanë bërë sepse jemi të ngujuar me hasëm që prej vitit 1998. Procedurat e aplikimit duan shumë kohë që të mbarojnë. Për këtë arsye, të hasmërisë nuk kemi dalë, nuk kemi arritur t’i mbarojmë këto procedura. I kemi bërë kërkesë bashkisë dhe nuk na ka dhënë ndonjë rezultat. Thjesht na përcjellin. Kemi qenë edhe tek kjo çadra këtu. Është shumë e vështirë, shumë në gjendje të keqe jemi. Edhe prindërit janë të moshuar, të sëmurë. Është shumë e vështirë. Kërkojmë që të na ndihmoni, kemi parë që keni ndihmuar shumë familje në nevojë. Jemi të ngujuar, por në qiell të hapur”, tha denoncuesi.
Advertisements
“Stop” u drejtua në Njësinë Administrative Ndroq, për të pyetur, nëse është ndihmuar kjo familje dhe na thonë, se ajo nuk ka certifikatë pronësie për shtëpinë dhe gjithashtu nuk është bërë aplikimi.
“Nuk ka paraqitur asnjë lloj dokumenti, edhe në fazat më mbrapa për interesimin e bonusit të strehimit, nuk ka paraqitur një dokument për banesën që ka ekzistuese. Është vënë në dijeni për pjesën e dokumentit të pronësisë. Pas kësaj faze që nuk ka përfituar nga programet e tërmetit, është interesuar për banesë sociale. I jemi drejtuar shërbimit social, deri tani nuk kemi një përgjigje. Nuk ka pasur edhe shumë kohë që ka bërë këtë kërkesë në njësi, por akoma nuk e kemi përgjigjen për strehim në banesën sociale”, tha përfaqësuesi në njësinë administrative.
Njësia pret përgjigje nga Bashkia, për t’i strehuar në qendër sociale. Në shkresën e bashkisë thuhet, se për t’i dhënë zgjidhje problemit, i janë drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë./ Tv Klan
Advertisements