Po përgatitej tjetër sulm?! Gjenden sërish armë në fshatin e banuar nga serbët në Kosovë

by editor

Gjenden sërish armatime në një fshat të banuar nga serbët në Kosovë

Advertisements

Aleksandra PeshtaniPolicia e Kosovës ka sekuestruar një arsenal armësh të gjetur në një fshat të banuar nga serbët.
Mësohet se janë gjetur armë, municione e granata në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, ku policia ka kryer një aksion gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të ditës së sotmeRastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore dhe një tromblon.

Advertisements

“Në orët e pasdites një qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapësirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prilluzhë , ka vërejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime operative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë perimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur. Dy armë të gjata, një sasi e municionit, kater granata dore, një tromblon”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë, nuk dihet nëse armët do përdoreshin për një tjetër sulm, si ai i Banjskës ndaj policisë.

Advertisements

Kujtojmë se më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçnit një grup terrorist prej 30 vetash kanë sulmuar policinë e Kosovës që ndodhej në atë zonë, duke i marrë jetën efektivit Afrim Bunjaku. Më pas, sulmuesit janë ngujuar në manastirin ortodoks, ku ka pasur përplasje me policinë. Nga shkëmbimi i zjarrit u vranë dhe 4 shtetas serbë.

You may also like