Dafina flet për arsyen pse ka ‘shpërthyer’ në rrjete sociale

by editor

Dafina Zeqiri vendosi të hapë një broadcast channel – një kanal në Instagram që të jep mundësinë për të komunikuar me një mori njerëzish mbi biseda të caktuara – ku ndau disa mendime me fansat e saj.

Advertisements

“Nëse dikush që e ndiaqni në Instagram, nuk ju respekton live, në prapaskenë, në aeroport, në mesazhe në Instagram, me provokime ose çfarëdo qoftë, a e bëni unfollow? Nëse jo, pse e mbani në Instagram?” pyeti ajo në grupin e titulluar “Drama”.

Advertisements

“A mendon që duhesh t’i arsyetosh njerëzve pse e ke bërë unfollow? Edhe pse je fytyrë publike? Ka gjëra që nuk shfaqen publikisht, se ti prapë e mban private!” shtoi më tej.

Dafina e kanalizoi diskutimin si një temë e përgjithshme, ndonëse kushdo mund të mendojë që ajo mund të jetë duke iu referuar dramave të fundit ku hoqi nga Instagrami Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën, Beatrix Ramosajn, ish-të dashurin DJ Geek.

Advertisements

Përsa u përket reagimeve në rrjete sociale (ndoshta i referohet atyre kundrejt Sarës dhe Ledrit), Dafina u shpreh përmes një mesazhi audio:
“Mos harroni që ne që jemi figura publike, tani po flas për veten time. Kur kthehem në shtëpi, kur vij të fle, kam dhe unë hallet e mia, kam nënën pa qejf, e kam të sëmurë, kam mendime për gjëra të tjera edhe është shumë vështirë ndonjëherë të mos reagosh kur ndodhin këto gjëra, sidomos publikisht, për të cilat ti e di që nuk janë të vërteta. Ti e di se çfarë qëndron mbrapa asaj, çfarëdoqoftë, dhe është goxha e vështirë të përmbahesh dhe të mos reagosh.”

“Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’i tregoje të gjithëve të vërtetën, por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan. E vërteta del kurdo, janë gjëra që vihen re me kalimin e kohës,” shtoi Dafi.

Por, tani ajo do ta përqendrojë energjinë e saj vetëm te muzika. “Kështu që kam vendosur që t’ia lë kohës dhe të vazhdoj rrugëtimin tim…me gjërat që di të bëj më mirë dhe kjo është muzika,” përfundoi këngëtarja.

You may also like