Në një video që është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shihet sesi një makinë futet në drejtim të kundër në autostradën Tiranë-Durrës
Advertisements
‘Lojërat’ në akset rrugore të vendit tonë duket se po kthehen në zakon, e teksa Policia Rrugore bën thirrje për përgjegjësi nga ana e shoferëve, këta të fundit nuk shfaqin asnë lloj interesi.Në një video që është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shihet sesi një makinë futet në drejtim të kundër në autostradën Tiranë-Durrës, duke rrezikuar jetën e tyre por edhe të shoferëve të tjerë të cilët po udhëtojnë në drejtim të tyre.
Advertisements
Ky veprim është marrë si shaka nga ana e shoferit dhe pasagjerit në krahë pasi dëgjohen se si ata bëjnë shaka me këtë gjë.
“Mos jemi kundra vajtje këtej ne! E kemi me timon anglez! Ore ke pirë ti, ore mbaje ore ku vete”- dëgjohet njëri prej tyre.
Advertisements
Nuk dihet nëse policia ka marrë masa ndaj të rinjve, që mund të kthehen edhe në një burrim aksidenti.