E rrahën një natë më parë 7 persona, në Tiranë, i riu sapo kishte ardhur nga Anglia

by editor

Detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Shkozë, ku u dhunua me sende të forta një 21-vjeçar.

Advertisements

Bëhet me dije se kanë qenë 7 persona në dy makina, të cilët i kanë zënë pritë të riut me emrin Hysen Xhakolli, dhe e kanë dhunuar fizikisht.

Advertisements

I riu në makinë ndodhej së bashku me një vajzë, të cilën fatmirësisht nuk e lënduan.

Dyshohet se autorët kanë vëzhguar lëvizjet e të riut dhe i kanë zënë pritë me makinë. Xhakolli një javë po bënte që kishte ardhur në Shqipëri, pasi qëndronte në Angli.

Advertisements

Dyshohet se shkak për ngjarjen është një konflikt i vjetër mes këtyre personave, ndërkohë që i riu ndodhet ende në spital me shenja të shumta. Policia ka idenfikuar autorët e ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.

You may also like