Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Elbasan ku janë përplasur 3 makina. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”.
Advertisements
Si pasojë e përplasjes, 2 nga shoferët kanë mbetur të plagosur.
Advertisements
Ato janë dërguar në spital, ku për fat të mirë raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
E ndërsa, njëri nga drejtuesit, është shoqëruar në ambientet e policisë ku po merret në pyetje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.